Babai që vrau vajzën dhe ”të dashurin” e gruas, trondit Tefta Malaj: Ai e ngacmonte seksualisht

45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj, i cili vrau të bijën e tij 16-vjeçare, Xhesika Malaj, si dhe një 50-vjeçar me të cilin dyshonte se gruaja e tij kishte lidhje jashtëmartesore, ka dhënë dëshminë e tij përpara prokurorëve italianë. Tefta Malaj thotë se burri i saj e kishte ngacmuar seksualisht vajzën, episode sipas saj të ndodhura dy vite më parë. Ajo për emisionin “Me zemër të hapur”, tha se për këtë arsye kishin vendosur kamera në shtëpi para 1 viti.

INTERVISTA

Kishit konflikte atë natë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Erdhi, doli vonë. Më pas diskutuam pak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për çfarë?

Ca gjëra që do t’i them më vonë.

Pasi të zbardhet ngjarja?

Po.

Kamerat sa kohë keni që i keni vendosur?

Një vit.

Ka regjistruar episode të tjera dhune kamera?

Puna është që regjistron një-dy ditë ajo. Doja që të më binin telefonin.

A keni filmuar ju ngjarjen atë natë?

Çdo gjë.

Çfarë doni të thoni për akuzat që ka thënë burri juaj?

Gjithçka kundërshtoj. Gjithçka. Ai është një monstër, që para dy vitesh. Do e kishte bërë që para dy vetesh. Ai do kishte vrarë veten para dy vitesh, me atë që bëri. Ai e mendoi se kështu s’ja mban. Atë që bëri ai dy vite më parë..ska burrë.

Ka bërë veprime të turpshme me vajzën?

Po e ka ngacmuar.

A e ke denoncuar?

Jo! Nuk ndodhi një herë apo dy herë. E ka ngacmuar. E ka prekur e ka bërë.

Pse s’e keni denoncuar?

Vajzën se donte më. Ndaj e vrau vajzën. Ai i shkatërroi jetën vajzës, dhe jo vetëm kaq, por e vrau.

Ndaj si fliste më babait?

Jo nuk i fliste.

Pse nuk e denoncoi vajza?

Se denoncoi për arsyen se…nami del i vajzës. Sido që të jetë.

E dinë familjarët tuaj?

Jo! Familjarët e mi kanë ardhur në spital. Djalin e kam lënë atje.

A ishin në dijeni të sherrit tuaj me burrin?

Eh, po!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?