”Babalja”, Alizoti sot në Prokurori
Prokuroria do të marrë sot në pyetje Fredi Alizotin, i cili shfaqet në një video ku akuzon drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun. Sipas tij, ai e shoqëroi me makinë pranë organit të akuzës për të dhënë llogari për dosjen ”Babalja”.
Videoja u publikua nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Alizoti do të thirret në orën 12:00 pranë organit të akuzës, ku do të japë shpjegime për dëshminë në video.
Alizoti dyshohet se imitoi zerin e vëllait të ministrit, Agron Xhafajt, ndaj edhe prokuroria ka kërkuar masën ”arrest me burg” për të, pasi ai akuzohet për “Kallëzim të rremë”.
KOHA JONË SONDAZH

