“Babalja”, Apeli lë në burg Fredi Alizotin dhe ‘detyrim paraqitje’ për gazetarin Olldashi
Gjykata e Apelit në Tiranë la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Fredi Alizotin, i dyshuar si personi që aktroi zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në audiopërgjimin e “Babales”.
Alizoti është i akuzuar për “kallëzim të rremë”. Kolegji penal la të pandryshuar edhe masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për gazetarin Jetmir Olldashi.
Ndërsa Albert Veliu, “Babalja”, aktualisht me statusin e azilkërkuesit në Kosovë, nuk e ka ankimuar masën “arrest në burg” dhënë në mungesë për të.
KOHA JONË SONDAZH

