“Babalja”, Prokuroria: Salianji në hetim për kallëzim të rremë
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë detaje nga dosja hetimore në lidhje me audio përgjimin në të cilën pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në pazare droge.
Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se se do të marë në hetim edhe deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për kallëzim të rremë. Deputeti është thirrur për t’u pyetur si person në hetim në datën 12 tetor 2018.
“Më datë 12.10.2018 i është bërë ftesë për paraqitje shtetasit Ervin Salianji për t’u pyetur si person, ndaj të cilit zhvillohen hetime për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në bashkëpunim me personat e sipërcituar” thuhet ndër të tjera nga organi i akuzës.
Në lidhje me këtë cështje Prokuroria bën me dije se ka caktuar masat e sigurimit “arrest me burg” për dëshmitarin Albert Veliu i njohur si ‘Babalja’, dhe Fredi Alizotin që thuhet se ka bërë zërin e Agron Xhafajt. Gjithashtu është caktuar masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për gazetarin Jetmir Olldashi për ‘kallëzim të rremë’.
Nuk dihet ende nëse do caktohet masë nga Krimet e Rënda për Ervin Salianjin, pasi për të ndiqet procedurë tjetër pasi është deputet.
KOHA JONË SONDAZH

