“Babalja”, Rama e cilëson teori konspiracioni për t’i marrë pushtetin
Kryeministri Edi Rama tha se çështja e njohur si “Babalja” ishte një konspiracion i mirëfilltë për të rrëzuar qeverinë. Në një komunikim me gazetarët, ai paralajmëroi se do të zbardhet e gjithë e vërteta dhe do të dalin të gjithë emrat dhe mbiemrat që janë përfshirë në këtë çështje.
“Bëni gazetari mos tundni dybekun në kazan . Unë i di të gjitha nga fillimi deri në fund, sepse kam angazhuar një grup të posaçëm që është marrë nga fillimi deri në fund për të ditur unë vetë në radhë të parë të vërtetën. Pres që e vërteta të dalë e plotë. Nuk kam për ta lënë pa e nxjerrë edhe sikur për 1001 arsye të mos arsyes të mbulohet apo të zbutet. Unë nuk jap vendime, as bëj pretenca për fat të mirë, jemi në një sistem ku pushtetet janë të ndara, por të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga A te ZH, jo me institucione, me emra dhe mbiemra, kush është përfshirë në këtë konspiracion për rrëzimin e qeverisë, i tillë është”- u shpreh kryeministri Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

