”Babalja”, Salianji: Dy pyetje presin përgjigje sot

Pas akuzave se është i përfshirë në ”skenarin” ”Babale”, deputeti i PD-së, Ervin Salianji, me anë të një statusi në facebook është shprehur se kryeministri Edi Rama ka dështuar në prodhimin e filmit, njësoj si në qeverisje. Salianji ka ngritur dy pyetje: A e konfirmoi plotësisht laboratori shtetëror italian, laboratori më i mirë në botë sipas Ramës, që zëri eshtë i Xhafajt dhe pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit? Në fund ai ka rikujtuar deklaratën e Xhafajt, i cili u shpreh se nëse ekspertiza provon që zëri është i vëllait do dorëhiqej.

Statusi i plotë

Në Open, akt ekspertimi anglez fakton se zëri i audiopërgjimit është i Xhafajt. Producenti Rama dështon në prodhimin e filmmit njësoj si në qeverisje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy pyetje presin përgjigje sot, a e konfirmoi plotësisht laboratori shtetëror italian, më i mirë në botë sipas Ramës, që zëri eshtë i Xhafajt?  Pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit? Ku e arrestoi? Ku e mban sot?

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhafaj tha që nëse ekspertiza provon që zëri është i vëllait do dorëhiqej, për kur e ruan dorëheqjen Xhafaj pasi ekspertiza e konfirmoi zërin dhe vetem policia e drejtuar prej tij ka fabrikuar prova?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?