FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Baçi dha dorëheqjen, Basha komandon kreun e ri të PD në Fier

Lulzim Basha ka gjetur drejtuesin e përkohshëm të PD-së në Fier. Agron Kapllanaj është komanduar sot dhe vendimi i marrë do të qëndrojë në fuqi deri në ristrukturimin e kësaj dege.

Kapllanaj do të zëvendësojë Luan Baçin, i cili hoqi dorë nga posti për të garuar si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Baçi kishte paraqitur dorëheqjen muaj më parë për shkak se kandidoi në zgjedhje, por ai vijonte të mbante funksionet e Kryetarit, pasi nuk ishte caktuar apo deleguar asnjë emër tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agron Kapllanaj ishte kandidat i PD në Qarkun e Fierit, por renditej i shtati i listë, duke mos mundur që të thyente herësin për t’u futur në Kuvend si përfaqësues i qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?