Baçi: Kandidimi i Erion Braçes për Tiranën është serioz, ka historinë në favor të tij
Analisti Agim Baçi ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Socialiste, duke u ndalur te ambicia e deputetit Erion Braçe për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Për të kandidimi i Braçes duhet marrë seriozisht dhe përfaqëson një zë që deri tani nuk është kontestuar nga kryeministri Edi Rama.
”Kandidimi i Erion Braçes është serioz. Është një zë që Rama nuk e ka kontestuar. Është mirë që të ketë disa kandidatura. Deri tani është Ogerta Manastirliu si kandidate dhe Braçe që ka shpallur vetëkandidimin”,-u shpreh ai. Baçi theksoi se gara e brendshme në PS, në mungesë të një përballjeje të fortë me opozitën, duket si një “luks” politik për socialistët.
Ai shtoi se kandidimi i Braçes mund të ndikojë në mobilizimin e bazës tradicionale të socialistëve. ”Erion Braçe mund të sjellë një rizgjim të të vjetërve të PS. Braçe po tregohet politikan. Ka një histori në favor të tij, nuk ka asnjë akuzë ndaj tij, ka disa gjëra në favor të tij. Ka qenë zv/kryeministër, nuk ka pasur asnjë akuzë ndaj tij”.
KOHA JONË SONDAZH

