”Bajri ra në kurth”, gazetari: Shkoi vetë në polici
Gazetari Igli Celemta ka zbuluar detaje të reja në lidhje me arrestimin e Safet Bajrit. Ai tregoi se si SPAK, pasi nuk arriti ta kapte Bajrin gjatë një operacioni të RENEA, përdori një strategji tjetër për ta futur në kurth. Sipas Celemtës, pas dështimit të operacionit, autoritetet dolën me një deklaratë zyrtare duke theksuar se kontrollet në Shkodër nuk kishin lidhje me Safet Bajrin, por me një përplasje me armë në fshatin Rrënzë.
”SPAK e futi në kurth Safet Bajrin duke dalë me këtë njoftim zyrtar vetëm një ditë pas kontrollit, ku deklaroi se kishte nisur një procedim penal ndaj tre personave për ngjarjen në fshatin Rrenzë të Bushatit. Në këtë procedim, emri i Bajrit nuk figuronte, ndërkohë që për të kishte një masë sigurie nga SPAK e datës 17 shkurt. Lidhur me këtë ngjarje, Safet Bajri ka dhënë një intervistë ku pohon se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në fshatin Rrenzë dhe me masakrën e Bushatit. Ndërkohë, i fshehur në sirtarët e Gjykatës së Posaçme, paska qenë një urdhër-arresti i lëshuar ndaj tij”, tha Celemta i ftuar në emisionin People në ”Euronews Albania”.
Pas deklaratës së autoriteteve, Bajri doli në media për të mohuar përfshirjen e tij në ngjarjet e përmendura. Më pas, autoritetet i kërkuan të paraqitej në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës, duke i komunikuar se i duhej të jepte një profil ADN-je për një tjetër çështje. I bindur se kishte sqaruar situatën, ai u paraqit vetë në polici, pa e ditur se mbi të rëndonte një urdhër arresti për vrasjen e Fatbardh Liçit.
KOHA JONË SONDAZH

