Bakoyannis: Marrëveshja e detit me Shqipërinë u prish nga Turqia! Rama: Erdogan s’është anti-grek

Në përgjigje të akuzës së ish-ministres së jashtme, Dora Bakoyannis, kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga Turqia për marrëveshjen 2009. Nga ana tjetër, Rama theksoi se Erdogan nuk është anti-grek, duke shtuar se kur e çoi marrëveshjen për detin në Kushtetuese, nuk e njihte dhe se kurrsesi nuk kishte si të ndikonte.

“Në 2009 asnjëherë nuk e kisha takuar dhe folur prej presidentit Erdogan, nuk kishim asnjë raport dhe vendosëm që marrëveshjen ta çonin më Gjykatë për një arsye shumë të thjeshtë, kishte një debat në opinionin publik, Kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë. Kjo është e pavërtetë dhe mund ta hedh, asnjëherë në asnjë takim me presidentit Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje ka ndonjë interes për Turqinq. Kjo është e vërteta. I jam shumë mirënjohës Mitsotakis dhe Denia sepse kanë pasur një qëndrim shumë kontruktiv dhe e kanë shfaqur vullnetin pa u dashur që të kthehemi pas sikur nuk ka ndodhur asgjë, por duke vlerësuar situatën aktuale dhe duke pasur një mendje të qartë”, tha Rama,

SHKARKO APP