Baldushk/Familja u detyrua të shiste lopën pas tërmetit, Veliaj u çon një tjetër në shtëpinë e re (VIDEO)
Të premten e kaluar, kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri Arben Ahmetaj ishin së bashku në Baldushk, për t’i dorëzuar çelësat e shtëpisë së re familjes së Klementit, pasi e vjetra u shkatërrua nga tërmeti i nëntorit.
Aty, i zoti i shtëpisë u rrëfeu se pas shembjes së shtëpisë, kishte shitur edhe lopën me të cilën ushqehej, pasi nuk kishte ku ta mbante. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Klementi dhe e shoqja u habitën jo pak kur panë Veliajn që u solli një lopë tjetër.
“Sot herët në mëngjes në Baldushk, për një porosi të vogël. Klementi dhe e shoqja nuk e prisnin, por ishte vërtet kënaqësi t’ua bëje më të bukur ditën”, shkruan Veliaj në Facebook. “Faleminderit shumë kryetar, s’ma merrte mendja. Keni bërë shumë për ne”, i tha e zonja e shtëpisë.