Baldushk, kanë nisur shitja e gjelave të detit
Në fushat e Baldushkut kënga e ndjelljes nuk resht së thirruri. Fermerët e zonës i gjen në valën e punës. Për ta ky është fruti i një mundi i shumë muajve të lodhshëm, të cilët priten të konkretizohen me këngën e gëzimit të fitimit.
Luljeta Harizi prej 22 vitesh merret me mbarështimin e gjelave të detit. Këtë vit ajo ka rritur 90 krerë. 39-vjeçarja tregon se ndonëse është herët për vitin e ri, shitja e gjelave ka filluar Luljeta tregon se çmimi i shitjes së gjelave mbetet i njejtë: “I kemi të porositur por dhe kemi shitur e do shesim prapë. 800 lekë është kg”.
Në Baldushk me rritjen e gjelave punojnë edhe më të vegjëlit. Griseldi është 14 vjeç. Në kohën e lirë ai ndihmon prindërit në kujdesin për gjelat.
Ndonëse tregu dhe zona kanë marrë një emër të mirë për gjelat e detit, fermerët tregojnë se kjo punë ka dhe hile, pasi disa tregtarë marrin gjela nga qytetet të tjera dhe i shesin si gjelat e Baldushkut. Tregu i Baldushkut nuk ështe ende gati për këtë fundvit, megjithatë punimet kanë filluar për të pritur në një ambient së bashku femerët, gjelat dhe blerësit. /Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

