Balili dënohet me 10 vite burg
Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 10 vite burg Klemend Balilin, i njohur edhe si “Eskobari i Ballkanit” Në seancën e sotme u lexua mbrojtja, ku avokati Theodhori Sollaku kërkoi pafajësi për Balilin. Sipas avokatit akuzat ndaj Balilit janë të pabaza dhe nuk mbështeten në prova Në total Prokuroria kërkoi 18 vite burg për 4 akuza por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet me një të tretën duke kërkuar përfundimisht 12 vite burg.
Akuzat
Balili është akuzuar për kryerjen veprave penale Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1, 257/a/2, 287/1 të Kodit Penal, bazuar në nenet 3, 5, 7, 15 deri në 21, 22, 23, 24, 28, vijues të ligjit Nr. 10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” .
Konfiskim pasurisë
Truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës. Objekti ish-kampi i pushimit të punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës. Truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës. Njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23(njeze tre) apartamente.
KOHA JONË SONDAZH

