
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për përfshirjen e personave që ai i cilëson si zjarrvënës pranë selisë së Partisë Socialiste.
“O Saaaaali prapë i solle zjarrvënësit tek selia e Partisë Socialiste?!
Po ti je shumë i lexueshëm! E ke mbushur SHQUP-in me qindra litra benzinë ku fabrikohen molotovët. TURP!”, shkruan Balla në reagimin e tij.
