Balla apel opozitës të kthehet në Kuvend

“Bashkia e Prrenjasit për nga numri i popullsisë është përfituesja më e madhe e investimeve, në krahasim me 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit”

Fushata e anëtarësimeve të reja në PS vijoi me 60 të rinj e të reja, burra dhe gra në qytetin e Prrenjasit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputeti Nure Belba i dhanë mirëseardhjen anëtarëve më të rinj të Partisë Socialiste duke, kërkuar prej tyre angazhim, ide dhe motivim për ta bërë më të mirë Prrenjasin dhe Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë fjalës së tij, Balla u ndal gjatë tek investimet që Bashkia e Prrenjasit ka përfituar në këto vite kur qeveria drejtohej nga PS, madje sipas tij, për nga numri i popullësisë, Bashkia e Prrenjasit është përfituesja më e madhe e investimeve, në krahasim me 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një bashki të drejtuar nga opozita, si Bashkia e Prrenjasit, Balla ftoi opozitën të jetë në Kuvend në kohën që diskutohet buxheti, në kohën ku diskutohen investimet edhe për bashkitë e drejtuara nga opozita.

“Ne jemi duke diskutuar buxhetin. Buxheti i Bashkisë Prrenjas për vitin e ardhshëm do të ketë përsëri një rritje. Janë goxha investime të parashikuara për këtë bashki.
Meqënëse opozitës ne i kemi dhënë mundësinë të drejtojë Bashkinë e Prrenjasit, nga këtu do t’i kërkoja të vijë në Kuvendin e Shqipërisë dhe të diskutojë, jo ta votojë, por të vijë e të diskutojë.
50 % e popullit të Bashkisë Prrenjas ka votuar për opozitën aktuale në Kuvendin e Shqipërisë. Detyra e çdo deputeti është të jetë në sallën e Kuvendit; të jetë aty; të diskutojë për statusin e minatorit; për statusin e naftëtarit; për rritjen e pensioneve.
Me këtë rast dua t’i garantoj të gjithë pensionistët se menjëherë në fillim të Dhjetorit do të fillojë të shpërdahet shpërblimi për Vitin e Ri që këtë vit është më i rritur sesa vitin e kaluar.
Pra, për këto është deputeti në Kuvend, për të diskutuar ligje, jo për të ndenjur nëpër hotele. Kemi 3 muaj, nuk dimë ende arsyen pse opozita nuk është në Parlament.
Ne si PS do të miratojmë në dt. 3 Dhjetor buxhetin e shtetit, nga i cili e ripërsëris presim shumë investime edhe për Bashkinë Prrenjas, pavarësisht se kjo bashki drejtohet nga opozita, në asnjë moment nuk është parë e diferencuar, përkundrazi është parë e favorizuar nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama.”, deklaroi Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?