Balla dhe Kitaroviç, PD: Kur të shkel syrin “Toyota Yaris” (VIDEO)

Koordinatorja për mediat e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi ka publikuar një video ku shfaqet kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, që i shkel syrin Presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviç.

Pasi përfundoi fjalën e saj drejtuar deputetëve dhe shqiptarëve nga parlamenti, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e udhëhoqi presidenten kroate përmes sallës, duke i prezantuar krerët e grupeve parlamentare.

Koordinatorja e PD-së ka shkëputur një moment gjatë takimit të presidentes së Kroacisë me Ballën, ku ky i fundit i shkel syrin në shenjë përshëndetje. “Kur të shkel syrin “Toyota Yaris”, integrimit vëri vizën!”, shkruan Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?