Balla: Drita e Pashkës ndriçoftë mendjet në këto ditë të vështira që po kalon njerëzimi

Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla i ka uruar besimtarëve  ortodoksë “Pashkë të mbarë”.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla uron që drita e Pashkës të ndriçojë mendjet dhe të hapë zemrat e të gjithëve në këto ditë të vështira që po kalon mbarë njerëzimi.

Gjithashtu Balla i bën thirrje  të gjithëve që të ndihmojnë më shumë ata që kanë nevojë  në këto ditë të vështira, “Të falim më shumë dashuri dhe të dalim më të mirë e me ballin lart nga kjo sfidë”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Pashkë të mbarë?!

Drita e Pashkës të na ndriçojë rrugën në këto ditë të vështira që po kalon mbarë njerëzimi, të na ndriçojë mendjet, të na hapë zemrat për më shumë besim e më shumë falje.

Të bëhemi më të mirë, të ndihmojmë më shumë ata që kanë nevojë, të falim më shumë dashuri dhe të dalim më të mirë e me ballin lart nga kjo sfidë.

Me shumë dashuri,

Familja Balla

SHKARKO APP