Balla: Enver Roshi është në një gjendje të vështirë

Taulant Balla u shpreh se sot në Kuvend se deputeti Enver Roshi po kalon një gjendje të vështirë nga koronavirusi. “Enver Roshi është edhe kryetar i komisionit të Shëndetësisë, që është në një gjendje të vështirë në përballjen me sëmundjen, u uroj shërim të shpejtë.

I bëj thirrje cdo qytetari dhe deputeti që të respektojë rregullat dhe masat, është keqardhje që një deputet që ka kaluar shkel rregullat. Përdorimi i maskës gjatë gjithë qëndrimit në sallë është i domosdoshëm.

Ne duhet të jemi shembulli i parë. Edhe pse fillojmë pushimet, masat duhet të respektohen kudo. Kuvendi duhet të jetë shembulli i parë”. Të prekur me COVID janë përpos Roshit edhe Ralf Gjoni dhe Eljo Hysko.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?