Balla: Gjermania qëndron pranë Shqipërisë me përkrahje të vazhdueshme

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një takim me nënkryetaren e grupit Socialdemokrat në Bundestagun gjerman, Sonja Eichwede, gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Balla theksoi rëndësinë e rolit të Eichwede në çështjet e drejtësisë në Parlamentin Federal të Gjermanisë, si dhe angazhimin e saj aktiv në komisionet që lidhen me drejtësinë dhe shtetin e së drejtës. Ai vlerësoi kontributin e saj në hartimin dhe mbikëqyrjen e legjislacionit, i cili garanton pavarësinë e gjyqësorit, forcon institucionet demokratike dhe siguron sigurinë juridike.

Gjithashtu, Balla nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme që Bundestagu gjerman i jep Shqipërisë. Takimi u konsiderua një hap i rëndësishëm për thellimin e dialogut politik dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?