Balla i publikoi foton nga protesta, përgjigjet Malltezi: Vendi im si profesor pranë studentëve, vendi jot pranë bandave

Një shkëmbim deklaratash mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe Jamarbër Malltezit ka sjellë akuza të forta politike, pas publikimit nga socialisti të një fotografie të Malltezit në protestë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka vënë në shënjestër Malltezin, duke e ironizuar me një pyetje mbi statusin e tij si student dhe duke akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për përgjegjësi në sulmet ndaj institucioneve ndër vite.

“Student është ky? Apo dhëndri hajdut i bufit?! Kurrë mos kini dyshime. Pas çdo sulmi dhe dhune kundër institucioneve në këto 30 vite është Sali Berisha”, deklaron Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka munguar as kundërpërgjigjja e Malltezit, i cili ka reaguar me tone ironike ndaj deputetit socialist. Ai ka theksuar se, në cilësinë e profesorit, e sheh vendin e tij pranë studentëve, pavarësisht bindjeve politike që ata kanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vendi im si profesor është pranë studentëve, pavarësisht bindjeve. Vendi i Taulant Ballës është pranë bandave dhe banditëve, të urdhërojë vrasje e vjedhë tendera. Jemi të ndryshëm dhe Zoti na shpëtoftë nga zgjyra e tualetit”, shkruan Malltezi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Politika 3477 (34.5%)
Shoqeria civile 6596 (65.5%)

Vota totale: 10073