Balla: Klima e mirë e ndaj biznesit dhe bashkëpunimi me Gjermaninë ka rritur prezencën e bizneseve gjermane në Shqipëri
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi sot një vizitë në fabrikën e montimit e aparateve mjekësore aerosol që përdoren për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të frymëmarrjes.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se kjo fabrikë me teknologjinë më të lartë të teknikës mjekësore është ndërtuar falë bashkëpunimit me firmën gjermane Pari GmbH, e cila është lidere botërore për aparatet e frymëmarrjes.
Sipas Ballës, klima e mirë e ndaj biznesit dhe bashkëpunimi me Gjermaninë po shtrihet edhe në prezencën e shtuar të bizneseve gjermane në Shqipëri.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Klima e mirë e ndaj biznesit dhe bashkëpunimi me Gjermaninë 🇦🇱🤝🇩🇪 po shtrihet edhe në prezencën e shtuar të bizneseve gjermane. Në Elbasan është ngritur një fabrikë me teknologjinë më të lartë të teknikës mjekësore falë bashkëpunimit me firmën gjermane Pari GmbH, e cila është lidere botërore për aparatet e frymëmarrjes.
Kjo kompani e cila operon në Elbasan bën montimin dhe shitjen e aparateve mjekësore aerosol që përdoren për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të frymëmarrjes.
Por ajo që është për t’u vlerësuar është modeli gjerman i cili nuk ka lënë pas anën humanitare. Rreth 70 fëmijë, nga familje vulnerabël të zonës, marrin shërbime në qendrën ditore të ndërtuar nga kompania, shërbim ekonomik, edukativ, mjekësor, duke i ndihmuar edhe me ilace familjet në nevojë.