Balla: Mirënjohje SHBA-së për politikën konstante në mbështetje të rrugës europiane të Shqipërisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar me rastin e 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me SHBA.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla ka publikuar një video të Sekretari Amerikan të Shtetit James Baker i cili vizitoi Tiranën ku ju rezervua një pritje e shprehjes kuptimplotë të respektit dhe aleancës sonë me SHBA, të cilën Sekretari Baker do ta përkufizonte:

“NE JEMI ME JU, JU JENI ME NE”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Ballës sot është dita t’i shprehim mirënjohjen popullit të SHBA dhe të gjitha qeverive amerikane në këto 30 vite për politikën e tyre konstante në mbështetje të rrugës europiane të Shqipërisë, forcimit të shtetit ligjor dhe promovimit te vlerave të lirisë e demokracisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

🇦🇱🤝🇺🇸
15 Mars 1991 ➖ Shqipëria rivendoste marrëdhëniet diplomatike me SHBA.

100 ditë më pas Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker vizitonte Tiranën ku ju rezervua një pritje e shprehjes kuptimplotë të respektit dhe aleancës sonë me SHBA, të cilën Sekretari Baker do ta përkufizonte:
“NE🇺🇸JEMI ME JU, JU🇦🇱JENI ME NE”.

Sot është dita t’i shprehim mirënjohjen popullit të SHBA dhe të gjitha qeverive amerikane në këto 30 vite për politikën e tyre konstante në mbështetje të rrugës europiane të Shqipërisë, forcimit të shtetit ligjor dhe promovimit te vlerave të lirisë e demokracisë.

Pa mbështetjen e SHBA Reforma në Drejtësi nuk do të ishte sot në këtë stad të inplementimit të saj dhe se rezultatet e deritanishme janë tejet pozitive. Kundërshtarët e Reformës në Drejtësi e gjejnë përgjigjen në fjalën e mbajtur nga Sekretari Baker në Kuvendin e Shqipërisë më 22 Qershor 1991: “Ashtu siç nuk ka më kthim mbrapa në rrugën e Shqipërisë së re, nuk ka vend përgjatë asaj rruge për dhunën, nuk ka vend për kërcënimin dhe nuk ka vend për përdorimin e forcës.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?