Balla: Motoja e Bashës “Pas meje u bëftë qameti”

 

“Njeriu i cili mungonte prej dy vitesh në Këshill Bashkiak dhe punonte si kryetar bashkie në distancë herë nga SHQUP-i dhe herë nga Holanda, krejt papritur u kthye në zyrë për të rinovuar lejen e ndërtimit”.

Kështu u shpreh sot deputeti socialist, Taulant Balla, duke shtuar se rinovimi i lejes është sipas tij, tradhtia e fundit e Bashës për Tiranën duke treguar se e vetmja gjë që i interesonte ishte të abuzonte sa më shumë.

“Pas meje u bëftë qameti është moto e Lulzim Bashës. Shqiptarët e njohin mirë pasi është njëriu që kudo shkel lë vetëm shkretëtirë. Shkatërroi bashkinë dhe e zhyti në borxhe. Si ministër i Brendshëm vrau 4 qytetarë. Si ministër Transportesh vodhi 230 milionë euro në Rrugën e Kombit. Si ministër i Jashtëm, fali detin’, – tha Balla.

Teksa i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë urgjentish hetimet për pallatin 16-katësh në qendër të Tiranës.

“Ky njeri që i ka bërë bisht gjykatës përmes raporteve mjekësore duke u shtrirur si i sëmurë, është koha të paraqitet para drejtësisë”, përfundoi deputeti Taulant Balla.

SHKARKO APP