Balla në Elbasan: Rilindje jashtë qendrave

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, si dhe deputetja Evis Kushi kanë inspektuar disa kantiere ndërtimin në qytetin e Elbasanit. Gjatë takimit me qytetarët, Balla kërkoi vëzhgimin e cilësisë së çdo punimi, pasi bashkëqeverisja me qytetarët është përgjegjësi e përbashkët.

“Arsyeja përse po bëjmë takime edhe me banorët e këtyre lagjeve që po përfitojnë investime, është pikërisht nisur nga bindja jonë që edhe sa i përket ndjekjes së investimeve duhet të jemi në kontakt me banorët për të dëgjuar mendimet e tyre. Atë bashkëqeverisja me njerëzit nuk e kemi vetëm me fjalë, por me vepra”, deklaroi Taulant Balla, kryetar grupi i PS-së.

Evis Kushi theksoi se “Rilindja urbane” nuk do të përfshijë vetëm qendrat. “Një nga reformat më të rëndësishme dhe më të suksesshme gjatë mandatit të parë të qeverisjes ishte pikërisht Rilindja urbane, që ishte e fokusuar në qendrat e qyteteve, në sheshet kryesore që jepnin zhvillim ekonomik, social dhe kulturor këtyre qendrave. Siç premtuam në fushatë e siç e kemi përfshirë në programin qeverisës, Rilindja urbane tashmë do të zgjerohet duke përfshirë edhe zonat dytësore, lagjet periferike të qyteteve e deri dhe zonat rurale”, tha Evis Kushi, deputete e PS-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?