Balla në emër të PS:”Meta nuk ka asnjë lidhje me CEZ”. Hesht lukunia e ujqërve të eurove

 

Pas daljes se djeshme te Edi Ramës nga New Yorku, ministrit te Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kryeministrit socialist Fino ,të cilët thanë se nuk kemi asnjë problem me LSI e zotin Meta, sot në emër të PS në parlament deputeti Taulant Balla deklaroi prerë se "Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me CEZ. Vetëm Sali Berisha është pergjegjes për CEZ".

Pra përfundimisht siç shkruajti sot gazeta "Koha Jone" u arrit paqja mes PS e LSI, pas një periudhe të vështirë mes tyre. Mësohet se Kryeministri Rama ka urdheruar prerë se nuk dua asnjë sherr me Ilir Metën që të mos përfundojmë prapë në dorën e Saliut. Ndaj janë turrur pas një heshtje të gjatë disa javore (kur e lanë Metën vetëm krejt socialistët) dhe po bëjnë garë mes tyre se kush të thotë fjalë sa më të mira për kreun e Parlamentit dhe të LSI. Nga burime të besueshme tregohet se me ardhjen  në Tiranë, Edi Rama ndalesën e parë do ta bëjë tek Ilir Meta e më pas, nëse i besojnë prapë njëri tjetrit, do të dalin bashkë para medias.

Në selinë e PD-së kjo lëvizje e beftë e Edi Ramës është përkthyer si besëprerje e do të fillojnë protestat popullore për ta rrëzuar, sipas tyre. Por po dalin mbi ujë edhe interesat financiaro-mediatike të disa kompanive të cilat kanë kohë që po kërkojnë licensë, e nuk ia kanë dhënë njërëzit e Metës sepse nuk duan (kompania)  të paguajnë miliona euro shtetit siç është ligji. Po kështu grupi politiko-financiaro-mediatik ka edhe interesa  të forta biznesi në zonen e Jugut të Shqipërisë si dhe ka kërkuar nga ministri i Transporteve Haxhinasto ( që i përket LSI ) për të përfituar dhjetra milionë euro tenderime, por mësohet se ai nuk ua ka dhënë, të paktën deri më sot.

Të shikojmë nëse pushimi i luftës ndaj Metës u bë se u hapi udhë Ilir Meta për të fituar kompanitë e lobingut që e sulmuan edhe mediatikisht apo se PS e ndjeu se po rreshqet në humnerë. Po kuptohet se ishin mbledhur bashkë një lukuni ujqërish që donin të shqyenin gjithçka.

SHKARKO APP