Balla në Librazhd: Investime për ujin e pijshëm dhe trajtimin e ujërave të zeza

Llogaridhënia publike e qeverisë vijoi në Njsinë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhdit, ku Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me ministren e Arsimit Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla, disa zv.ministra dhe drejtues qendrorë institucionesh iu përgjigjën një për një shqetësimeve dhe ankesave të banorëve.

Në fjalën e tij Balla falenderoi Ministrinë e Arsimit për mbështetjen e dhënë për rikonstruksionin e gjimnazit të Hotolishtit, një ndërhyrje e domosdoshme, pasi prej shumë vitesh nuk ishte vënë dorë në këtë shkollë.

Duke folur për një nga investimet më të mëdha që pritet të nisë së shpejti në Bashkinë e Librazhdit dhe Prrenjasit për rrjetin e ujit të pijshëm dhe trajtimin e ujërave të zeza, Balla theksoi se brenda pak ditësh do të fillojë nga puna.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sigurisht të gjithë mund të keni pritur që angazhimi ynë për çështjen e ujit të pijshëm duhet të kishte marrë jetë sa më shpejt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas pak ditësh fillon investimi i madh për rrjetin e ujit të pijshëm në Bashkinë Librazhd, në kuadër të bashkëpunimit me KfW dhe ky projekt, përveç ujit të pijshëm përfshin dhe trajtimin e ujërave të zeza që derdhen në Lumin Shkumbin”, – deklaroi Balla.

Ndërsa ministrja e Arsimit Lindita Nikolla përpara qindra banorëve të Hotolishtit tha se dikasteri që drejton ka ende sfida të mëdha përpara, sfida për të cilat po punohet fort.

Llogaridhënia në Hotolisht adresoi një për një të gjitha shqetësimet e qytetarëve. Përsa i përket problemeve të ngritura në lidhje me furnizimin me energji elektrike, banorët u informuan me investimin që nis së shpejti. Po ashtu, mori menjëherë rrugën e zgjidhjes shqetësimi i ngritur për mosparaqitjen e infermierit në vendin e punës. Ndërsa në lidhje me investimet në shkolla informoi Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?