Balla në serën e kultivimit në Lushnje: Ky vit ka prodhuar më shumë të ardhura për fermerët

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ishte këtë të shtunë në Fier-Shegan të Lushnjes. Bashkë me kryebashkiaken Eriselda Sefa dhe deputetin Bujar Çela, ata kanë parë nga afër serat e fermerit Alfred Hida, i cili kultivon prej vitesh domate, pomodorini dhe pjepër.

Në një bisedë të shkurtë që zhvilloi me fermerin, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste e konsideroi 2022, një vit të mbarë për fermerët si në prodhim ashtu edhe te përfitimet që kanë marrë.

“Krahasuar me një vit më parë fermeri këtë vit përveç prodhimit më të madh ka patur edhe të tjera përfitime. Vlen të përmendim skemën e shpërndarjes së naftës falas për fermerët, e cila u ka ardhur në ndihmë fermerëve për nevojat e bujqësisë duke minimizuar kostot. Gjithashtu rritja e çmimeve ka bërë që fermerët këtë vit të kenë 33% më shumë të ardhura krahasuar kjo me një vit më parë”, u shpreh Balla.

SHKARKO APP