Balla nga Elbasani: Respektojmë kontratën që kemi nënshkruar me qytetarët
Qendra Shëndetësore në Njësinë Administrative, Tregan të Elbasanit është transformuar totalisht falë rikonstruksionit të mundësuar nga programi kombëtar për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore.
Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetin social facebook nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vihet re transformimi total që ka pësuar kjo Qendër Shëndetësore, e cila deri dje ishe e pushtuar nga lagështia.
Sipas Ballës, kjo Qendër Shëndetësore, e cila ishte lënë në harresë për vite me radhë tashmë do të ofrojë shërbim shëndetësor me kushte optimale për të gjithë banorët e zonës.
“Pamjet flasin vetë. Respektojmë kontratën që kemi nënshkruar me qytetarët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi”, deklaron Balla.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Qendra shëndetësore në Tregan të Elbasanit është një tjetër qendër e transformuar nga programi kombëtar për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore. Dje plotësisht e degraduar, sot ofron kushte dhe shërbim shëndetësor optimal për banorët e zonës. Pamjet flasin vetë. Respektojmë kontratën që kemi nënshkruar me qytetarët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.
Puna për Shqipërinë që duam vazhdon çdo ditë.
#eGjithëVëmendjaPërJu
https://www.facebook.com/b.taulant/videos/vb.283447241700884/977783119092036/?type=2&theater
KOHA JONË SONDAZH

