Balla nga Elbasani: Zgjedhjet lokale do mbahen më 30 qershor (FOTO)

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga Elbasani se më 30 qershor zgjedhjet do të zhvillohen dhe në çdo shqiptar ka të drejtën të votojë Kryetarin e Bashkisë. 70 ditë para zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit, Partia Socialiste ka nisur organizimet e të gjitha strukturave elektorale. Balla së bashku me Sekretarin për Mediat dhe Shoqërinë Civile, Afred Peza dhe koordinatorët dixhitalë të qarkut të Elbasanit zhvilluan një takim ku u diskutua lidhur me një nga elementët më të rëndësishëm të një fushate elektorale, komunikimin digjital.

Në fjalën e tij, Balla tha se komunikimi korrekt dhe i vazhdueshëm me mediat mbetet një nga dimensionet kryesore të çdo fushate dhe tashmë një gjë e tillë është bërë edhe më e thjeshtë përmes transmetimeve direkte në facebook, në të cilat mediat kanë akses të drejtpërdrejtë në kohë reale. Balla kërkoi nga koordinatorët që të jenë në kohë reale në përgjigje të pyetjeve dhe shqetësimeve që drejtohen nga qytetarët në rrjetet sociale dhe sidomos në portalin e ri “Bashkitë që duam”.

Sipas Ballës, shqiptarët dinë të bëjnë dallimin mes bashkive që drejtohen nga PS dhe bashkive që drejtohen nga Luli dhe Monika, e të cilat sipas tij, ka ardhur koha të çlirohen nga kapja prej tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen dhe në këtë datë çdo shqiptar ka të drejtën të votojë Kryetarin e Bashkisë. Shqiptarët dinë të bëjnë shumë mirë dallimin mes bashkive që drejtohen nga PS dhe bashkive që drejtohen nga Luli dhe Monika, e të cilat ka ardhur koha t’i çlirojmë nga kapja prej tyre. Zgjedhja është aq e thjeshtë sa ne jemi të sigurtë se edhe po të garonte në zgjedhje i vetëm, Lulzim Basha sërish do të humbte, pasi shqiptarët e refuzojnë Bashën, partinë e tij pa ide dhe alternativën e tij të dhunës, politikën e tij të baltës dhe gënjeshtrës. Lulzim Basha mendon vetëm për veten e tij e për asgjë tjetër. 100% për Bashën, 0% për Shqipërinë”, deklaroi Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Alfred Peza në fjalën e tij u ndal më gjatë me koordinatorët dixhitalë të Qarkut të Elbasanit, duke shpjeguar në detaje teknike të gjithë mënyrën më të mirë, transprarente dhe efikase që duhet të ndjekë secili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?