Balla nga Njësia 7: Diaspora po shtron themelin e një fitoreje historike për PS-në

Drejtuesi Politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla mori pjesë në një takim me banorë të komunitetit me origjinë nga vendlindja e tij, Librazhd që jetojnë në Njësinë Administrative nr. 7 në Tiranë, në mbështetje të kandidates për deputete, Etilda Gjonaj.

Balla vlerësoi angazhimin e diasporës në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se mbi 50 mijë do të votojnë vetëm për Tiranën dhe ripërsëriti thirrjen për DHL që të respektojë kontratën me KQZ. Në fjalën e tij, Balla theksoi nevojën për një mazhorancë të konsoliduar që të mundësojë përfundimin e reformave të mëdha dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

”Diaspora është duke shtruar themelin e një fitoreje historike të Partisë Socialiste, si për Tiranën ashtu edhe për Shqipërinë. Më shumë se 50 mijë motra e vëllezër, burra e gra në diasporë do të votojnë për Tiranën dhe afro çerek milion në gjithë Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë dua t’i falënderoj të gjithë ata vëllezër e motra në diasporë që tashmë e kanë marrë zarfin, e kanë plotësuar dhe e kanë nisur drejt Shqipërisë. Një pjesë ende nuk e kanë marrë dhe dje ia kam tërhequr veshin, po ia tërheq prapë sot DHL-së, që duhet t’i qëndrojë strikte kontratës që ka me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, t’i dërgojë në çdo shtëpi zarfin me fletën e votimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, ta marrë në mënyrë që ta kapim afatin e 11 majit, ora 19:00, kur duhet të ketë mbërritur në Shqipëri, në Tiranë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve çdo votë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?