Balla poston videon kundër Berishës: Bufi e vodhi dhe e dogji Shqipërinë sa herë iu dha mundësia

Drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla thotë se “bufi” (Berisha) e vodhi dhe e dogji Shqipërinë sa herë iu dha mundësia. Këët deklaratë e ka shoqëruar përmes një videoje në rrjetet sociale u kujtoi shqiptarëve skemat piramidale të vitit 1997.

Balla tha se në kohën kur ishte president, Berisha mbajti përgjegjësi për lejimin e firmave piramidale, ku shqiptarët humbën miliona lekë, shtëpitë dhe kursimet, si dhe hapjen e depove të armëve që e zhytën vendin në një konflikt civil të paprecedent.

Ministri Balla e shoqëroi postimin me videon e një pjese nga dokumentari i “Top Channel”, ku shfaqet një dokument i Bankës së Shqipërisë në atë kohë, që e paralajmëronte Berishën për mashtrimin nga firmat piramidale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?