Balla: Qeveria Rama në 4 vitet e fundit ka investuar 11 miliard lekë në Prrenjas
Kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz dhe ambasadoro i BE-së, Luigi Soreca zhvilluan një takim në Rrajcë, ku filloi punimet ndërtimi i ujësjellsit, i cili do ti shërbejë 7 mijë banorëve.
Në fjalën e tij, Balla tha se janë 5 milion euro që investohen në ujësjellsin e kësaj zone dhe janë më shumë se 7 mijë banorë të cilët do të përfitojnë. “Ky është një projekt që nuk është vetëm në qarkun e Elbasnit, por zhvillohet njëkohësisht në Bashkinë e Pogradecit dhe Korçës. Është një prej projekteve që qeveria shqiptate ka zhvilluar me KfW prej vitesh dhe bën pjsë në bilancin e projekteve që kanë të bëjnë me ujin e pijshëm. Falenderoj qeverinë gjermane. KfW është institucioni financiar që është në vendin e pare sa i përket financimit të projekteve për ujin e pijshën në Shqipëri në këto 28 vite”, tha Balla.
Sipas Ballës 4 vitet e fundit janë unvestuar 11 miliard lekë nga qeveria Rama në Prrenjas. “Ky është tregues i qartë që ne kurrë nuk kemi bërë diferencime mes bashkive të cilat drejtohen nga socialitët apo nga të bashkive që drejtohen nga forca të tjera politike. Bashkia Prrenjas me këtë investim është bashkia e parë në qarkun e Elbasanit për numri i banorëve me nivelin e investimit. Këtë vit për Rrajcën, përveç ujit të pijshëm ështe edhe investimi për shkollën e mesme. Rrajca bën pjesë në programin e 100 fshatrave dhe pas investimit të ujit të pijshëm hapi i radhës do të çështja e shumëpritur nga zona e rrugës kryesore që lidh qendrën e Rrajcës me Rrajcë Skënderbe dhe me Bardhaj”, deklaroi Balla.
KOHA JONË SONDAZH

