Balla reagon për zjarret në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë: Prokuroria dhe Policia të identifikojnë dhe ndalojnë personat e dyshuar
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për zjarret që kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme, Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
Numri 2 i PS, shkruan se 6 vatra zjarre vijojnë të jenë aktive, ndërsa shton, se i ka kërkuar Policisë dhe Prokurorisë të identifikojnë dhe të vendosin para ligjit personat e dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme.
Postimi i Taulant Ballës:
Rrajcë Skënderbe Gjashtë vatra zjarri në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
Mirënjohje punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës Prrenjas, AdZM Elbasan si dhe shumë banorëve të zonës për betejën gjatë natës së mbrëmshme.
I kam kërkuar sot Policisë dhe Prokurorisë të identifikojnë dhe vendosin para ligjit personat e dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.