Balla takim me anëtarin e Këshillit Koordinues të Diasporës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht Drejtues Politik për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim në mjediset e Kuvendit me Besmir Rrjollin, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe përfaqësues aktiv i komunitetit shqiptar në Milano.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi përgatitjet për Samitin e Diasporës, i cili do të mbahet më 14-15 prill, si dhe mbi rëndësinë e forcimit të lidhjeve institucionale me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Në qendër të bisedës ishin çështjet që lidhen me ruajtjen dhe mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, promovimin e kulturës kombëtare, si edhe rritjen e përfshirjes së diasporës në proceset zhvillimore të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm institucional për thellimin e dialogut me diasporën dhe forcimin e bashkëpunimit me komunitetet shqiptare jashtë kufijve të vendit, me synim ndërtimin e një partneriteti më të strukturuar dhe afatgjatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?