Balla takim me përfaqësues të shqiptarëve të Ukrainës: Do të vazhdojmë t’i kushtojnë vëmendje diasporës shqiptare

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla priti sot në Kuvendin e Shqipërisë një përfaqësi të shqiptarëve të Ukrainës, të cilët kanë ditur të ruajnë dhe mbrojnë gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.

Balla deklaron se Qeveria Rama dhe Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojnë t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë diasporës shqiptare, kudo në botë.

”Mikprita sot në Kuvendin e Shqipërisë një përfaqësi të shqiptarëve të Ukrahinës, të cilët kanë ditur të ruajnë dhe mbrojnë gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare. Qeveria Rama dhe Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojnë t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë diasporës shqiptare, kudo në botë”,-shkruan Balla në facebook.

SHKARKO APP