Balla takohet me Sekretarin e Shtetit në Gjermani: Vettingu po jep rezultat

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe delegacioni që e shoqëron atë, zhvilluan një takim mjaft të rëndësishëm me Sekretarin e Shtetit, z. Stefan Mayer, në Ministrinë e Brendshme të Gjermanisë.

Ky takim u fokusua në luftën kundër krimit të organizuar dhe rendit publik, ku rezultatet e arritura shprehin qartë angazhimin e institucioneve shqiptare në këtë betejë, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë operacionet e fundit kundër grupeve kriminale dhe përmirësimin e treguesve të sigurisë publike.

Mayer vlerësoi punën e institucioneve shqiptare në këtë luftë dhe shprehu angazhimin dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë gjermane, në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë të ministrive të Brendshme dhe policive të dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

193add19-b084-4463-9e25-74e306504c6c

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu një tjetër temë diskutim ishte çështja e emigracionit të paligjshëm. Duke shprehur vlerësimin e tij për atë që po bën Shqipëria për emigracionin e paligjshëm, Sekretari i Shtetit, z. Mayer, nënvizoi dhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes me Agjencinë Europiane të Rojës Bregdetare dhe Kufirit ( Frontex), që është e para e këtij lloji në rajon.

Gjatë diskutimeve në takim, Sekretari ra dakord që Reforma në Drejtësi dhe Vettingu i gjyqësorit po jep frytet e para duke nxjerrë jashtë sistemit gjyqtarët e korruptuar dhe të paaftë, si dhe inkurajoi diskutimin dhe miratimin e amendamenteve të reformës elektorale.

Në fund të takimit z. Mayer nënvizoi edhe njëherë mbështetjen e Ministrisë së Brendshme gjermane dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?