Balla: Të shtyhen dy seancat e ardhshme, më 13 maj është festa e Bajramit

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, sot po zhvillohet seanca e parë në Kuvendin e Shqipërisë. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka propozuar shtyrjen e dy e seancave të ardhshme, atë të datës 6 dhe 13 maj.

”Do doja të propozoja dy ndryshime, seanca që është parashikuar për në datën 13 maj nuk mund të mbahet sepse është dita e Bajramit dhe është një festë zyrtare në Shqipëri, dhe për këtë arsye të planifikojmë një datë tjetër. Ndërkohë që për seancën e planifikuar pasnesër do kërkoja të shtyhej me një ditë dhe të zhvillohej ditën e premte, edhe për ti lënë kohë Komisionit të ligjeve për të plotësuar procedurat”, është shprehur Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?