Balla thirrje opozitës së re: Jepni konsensusin për Kodin Zgjedhor, të pranojmë listat e hapura. Ata që janë jashtë të…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha në Kuvend se politika duhet të arrijnë marrëveshje trepalëshe për Reformën Zgjedhore, në mënyrë që pranverën e ardhshmme t’iu ofrojnë shqiptarëve zgjedhje të denja.

Balla tha se mazhoranca është e gatshme të ulet me opozitën parlamentare dhe të diskutojë për hapjen e listave, duke shtuar se edhe kjo e fundit duhet të japë konsensusin e saj për Kodin Zgjedhor.

Ndërsa opozitës jashtëparlamentare, numri dy i PS i kërkoi të tregojë respekt për deputetët opozitarë në Parlament, pasi edhe vota e tyre është e rëndësishme për Kodin Zgjedhor.

“Rikthimi në fushë betejë të forcave politike të opozitës jashtëparlamentare është dimension i rëndësishëm. Me opozitën parlamentare ne jemi të gatshëm të diskutojmë sipas një procedure shumë transparente për hapje të listave. Ju keni kërkuar që kjo të shoqërohet me disa kufizime, që kanë të bëjnë edhe me koalicionet. Këto cështje vazhdojnë të diskutohen. Nesër KOmisioni vijon punën për t’i diskutuar. Ne kei treguar vullnet për hapjen e listave, por edhe ju duhet të tregoni vullnet për diskutimin javën e ardhshme të Kodit Zgjedhor.

Parlamentarzimi e mbi të gjitha politika është arti i konsensusit. Ju do të jepni konsensusit sa i përket kodit, ne do iu japim konsensus për ndryshimet kushtetuese. Në fund të arrijmë një marrëveshje trepalësh dhe të organizojmë zgjedhje në pranverën e ardhshme, që të jenë të denja.

Thirrja ime për ata jashtë është se Kuvendi nuk merr urdhra, as porosi, ndërkohë që iu kërkoj atyre që ndaj deputetëve të vet që vijnë nga listat e tyre të tregojnë respekt, sepse në fund të fundit ne nuk i kemi votat dhe pjesa tjetër e sallës duhet domosdoshmërisht të mbështesin kodin. Do ua them troç që ne do e mbështesim hapjen e listave”, tha Balla.

SHKARKO APP