Balla tregon për herë të parë sesa emigrantë me të drejtë vote ka Shqipëria

Ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla thotë se nuk ka një shifër konkrete të emigrantëve shqiptarë me të drejtë vote, që do të bëhen pjesë e procesit zgjedhor të vitit 2025. Balla i cili është edhe drejtues politik i PS për diasporën, bëri një përllogaritje të thjeshtë, nisur nga rezultati i Cens 2023, duke thënë se përafërsisht janë mbi 1.7 milionë votues. ”Nuk e kam këtë informacion të plotë, por siç ju thashë nëse shohim të dhënat e Censit të fundit, nëse marrim përqindjen e grup moshës 0-18 vjeç, pak a shumë i bie diku te 1.7 milionë votues, ose pak më shumë që janë jashtë territorit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?