Balla: Tritoli në Laç nga PD dhe LSI!
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas shpërthimit të shtyllës së tensionit të lartë në Laç. Balla bën një akuzë të rëndë duke akuzuar opozitën si ideatore e sulmeve të tilla.
Balla deklaron se aktet e dhunës janë të komanduara nga Basha dhe Berisha e synojnë të nxijnë fytyrën e Shqiperisë dhe gjithe shqiptareve.
Policia ende nuk ka dhënë asnjë version për ngjarjen dhe është në proces hetimi, por kjo nuk e ka penguar numrin dy të PS që të gjejë “autorët” në kohë rekord.
Postimi i plotë i Ballës:
Aktet e dhunes te komanduara nga Basha dhe Berisha, sikurse rikthimi i sotem tek triotoli ndaj shtyllave te tensionit te larte, synojne te nxijne fytyren e Shqiperise dhe gjithe shqiptareve.
Sot jemi dëshmitarë që prej ditësh PD dhe LSI kanë ndërmarrë një sulm kundër të ardhmes së Shqipërisë. Sulmit më të furishëm kundër reformës në drejtësi dhe ëndrrës tonë Europiane. Nëse do te fitonte rruga e dhunes e zgjedhur nga Basha, e sigurt eshte se Shqipëria do te humbte.
Të gjitha maskat kane rene. Ata që vranë protestuesit para 8 vitesh, ata qe shfarosen Gerdecin, tani duan të vijnë perseri në pushtet përmes forces, dhunës dhe sot edhe me tritol. Politikanet e vjeter, te frikesuar nga drejtesia e re qe po vjen, jane bere te gjithe bashke per te mbrojtur interesat e tyre personale, si gjithemone ne kurriz te shqiptareve.
KOHA JONË SONDAZH

