Balla uron besimtarët bektashinj për Festën e Ashures: Në këtë ditë janë përjetuar shumë ngjarje të rëndësishme që lidhen me jetën e profetëve
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar besimtarët bektashinj me rastin e ditës së Ashures.
Përmes rrjetit të tij social Facebook, Balla shkruan se kjo festë përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem, një ditë kur amvisat gatuajnë ëmbëlsirën e ashures, simbol i bereqetit, përkrahjes për më të varfërit, unitetit dhe e cila sipas besimit bektashian.
POSTIMI I PLOTË I TAULANT BALLËS
Në këtë ditë të bukur feste, ju uroj të gjithë besimtarëve bektashianë: Gëzuar Festën e Ashures!
Kjo festë përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem, një ditë kur amvisat gatuajnë ëmbëlsirën e ashures, simbol i bereqetit, përkrahjes për më të varfërit, unitetit dhe e cila sipas besimit bektashian, në këtë ditë janë përjetuar shumë ngjarje të rëndësishme që lidhen me jetën e profetëve. Gëzuar!
KOHA JONË SONDAZH

