Balla vizitë zyrtare në Rumani: Dy vende partnere dhe aleate në NATO

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ndodhet në Rumani ku ka takuar zv.Kryeministrin e Ministrin e Brendshëm Mihai Fifor dhe me Ministrin e Financave Eugen Teodorovici, me te cilet, u vlerësua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dy popujve tanë, thuhet ne njoftimin për media.

“Rumania mbështet fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë.

Si dy vende partnere dhe aleate në NATO, Shqipëria dhe Rumania besojnë fort se dy shtete të konsoliduara në rajon kontribuojnë jo vetëm për paqen dhe sigurine kolektive të tij, por edhe më gjerë, duke promovuar demokraci dhe liri në vende të tjera ku ka konflikte, në bashkëpunim të ngushtë me partnerë strategjikë si SHBA dhe vende të tjera të NATO-s dhe BE-së. Shqipëria do të mirëpriste nga Rumania njohjen e Kosovës, ishte kërkesa jonë në takim.

Nga pikepamja ekonomike, rritja dhe diversifikim i shkëmbimeve tregtare, rritja e investimeve rumune në turizëm, në fushën e prodhimit të energjisë elektrike, ndërtimin e infrastrukturës në energji, industrinë e erës, industrinë kimike, tekstile, agro-biznes, etj, do të jenë prioritete të bashkëpunimit ekonomik dypalësh”, thuhet ne njoftim.

SHKARKO APP