FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla: Vota e diasporës peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së

Ministri dhe drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla bëri të ditur se kanë mbërritur 737 votat e para të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Mbërritën votat e para të diasporës tashmë pjesë e demokracisë shqiptare. DHL sapo ka dorëzuar 737 votat e para nga shtete të ndryshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ne e mbajtëm fjalën, tani u takon shqiptarëve ta përdorin votën e tyre”, deklaroi Balla.

Balla e cilësoi votën e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje si historike. “Vota e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje është historike jo vetëm në vetvete, po edhe sepse peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat me BE-në brenda 2027. Voto 5 mu në mes të fletës së votimit ku është kolona “Partia Socialiste-Edi Rama” dhe jepe edhe ti dorën tënde për ta ngjitur flamurin më të bukur në botë në majën ku gjendet Shtëpia e Europës së Bashkuar”, u shpreh Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?