Balla: Zero shanse që Shqiperisë t’i vihen vizat
Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, nën drejtimin e zv.kryetarit, Taulant Balla u mblodh sot në Fakultetin e Drejtësisë, ku u zhvillua një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë lidhur me reformat e ndërmarra në kuadër të pavarësisë së sistemit gjyqësor (Kapitulli 23 i legjislacionit të BE).
Në fjalën e tij, Balla tha Shqipëria lidhur me kapitullin 23 ka hedhur baza të shëndosha për një sistem drejtësie tërësisht të pavarur.
“Sot jemi këtu për të diskutuar për kapitulli 23, i cili është kapitulli më i vështiri, pasi ka të bëjë me çështjet e zbatimit të ligjit dhe luftën pa kompromis kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Shqipëria në kapitullin 23 ka hedhur baza të shëndosha për një sistem drejtësie tërësisht të pavarur.
Ju nxis të diskutoni pa doreza, bindja jonë është që një pakt që kemi nisur me Universitetin me studentët dhe profesoratin e nderuar duhet që të shtrihet sa më shumë. Doja tju ftoja që në mbledhjet e ardhshme të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian një përfaqësi e juaja të ishte gjithmonë për ta ndjekur nga afër, sikurse për të ndjekur diskutimet që zhvillojmë çdo ditë qoftë në komisione apo seancë plenare”, u shpreh Balla.
Sipas Ballës, procesi i ligjbërjes për studentët e juridikut ka një rëndësi shumë të veçantë.
“Sa më mirë të njihni ju proceset se si bëhet një ligj, aq më të përgatitur jeni në profesionin që do të ushtroni pasi të merni diplomën. Jam shumë krenar që sot arrijmë të realizojmë një angazhim që kemi marë të një partneriteti mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Fakultetit të Drejtësisë, ku dhe Kuvendi është i gatshëm të japë çdo kontribut në funksion të këtij pakti dhe partneriteti”, deklaroi Balla.
Duke ju përgjigjur interesit të studentëve lidhur me procesin e hapjen e negociatave te Shqipërisë me BE dhe qendrimit të Hollandës për vizt, Balla theksoi se ka zero shanse që Shqiperisë ti vihen vizat.
“Ne jemi gati ta japim provimin në qershor dhe provimi jepet mbi bazën e një vlerësimi që bën termometri i Komisionit Europian. sipas rapoartit të vlerësimit Shqipëria i ka përmbushur detyurat për të hapur negociatat. Sa të mbarojnë zgjedhjet e 26 majit për Parlamentin Evropian dhe sa kohë që ka një rritje të partive populiste, të cilat kondicionojnë qasjen e tyre me pengimin ndaj zgjerimit ka dhe vende si Hollanda. Ka zero shanse që Shqiperisë ti vihen vizat. Vetë qeveria Hollandeze nuk është dakord me iniciativën e një deputeteje ekstremiste, ndërkohë që nuk është vetëm Hollanda që mer vednimet brenda BE-së. Para disa ditësh një përfaqësues i lartë i Parlamentit Francez tha në Tiranë që kjo nuk ndodh kurrë. Qeveria në këto 4 vite ka bërë një punë të shkëlqyer për të ulur një prej shqetësimeve që kanë vendet e BE-së, që është kërkesa për azil”, përfundoi Balla.

KOHA JONË SONDAZH

