Balla: Zgjedhja e Xhaferllarit antikushtetuese, Presidenti duhet të reflektojë!
Kreu i grupi parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit, e cilësoi si antikushtetuese dekretimin e Marsida Xhaferllarit për anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Ai i ftoi të gjithë deputetët që të votojnë projektrezolutën, e cila sipas Ballës ka si synim mbrojtjen e legjitimitetit të Gjykatës Kushtetuese , ndërsa i bëri thirrje presidentit të heqë dorë nga vendimet të cilat bien ndesh me frymën e Kushtetuese.
“Projektrezoluta mban një emërtesë disa të veçantë. Synimi është legjitimiteti i Gjykatës Kushtetuese, e cila është detyra e vetme imperative e çdo institucioni të shtetit. Ne jemi republikë parlamentare dhe të gjitha zgjidhjet dalin prej Kuvendit. KED është institucioni i vetëm që ka të drejtën të zgjedhë emrat e anëtarëve dhe kandidatëve. Të ngrihet sa më shpejt edhe Gjykata e Lartë, por edhe BKH dhe SPAK si dhe të Të zgjidhet kryeprokurori I përgjithshëm. Ne duhet të respektojmë renditjen e kandidatëve sipas parashikimeve kushtetuese. Janë të plota të gjitha argumentet që kemi renditur për të qenë në një linjë me atë që në sanksionon Kushtetuta. Kuvendi u informua se Presidenti ka nxjerrë një dekret për emërimin e Xhaferllarit në Kushtetuese, në kundërshtim me Kushtetutën.
Me nxjerrjen e dekretit presidenti duke emëruar kandidat tjetër jashtë afati 30 ditor dhe të përcaktuar në Kushtetutë ka shkelur afatin, por ka emëruar një kandidat që ndodht në vendin e katërt, ndërsa Gjykata të caktuar 3, dhe nuk mund të shkosh tek 167…
Kjo rezolutë është një apel i të gjithë anëtarëve të Kuvendit për të vijuar vizionin që kemi, atë të implementimin e reformës në drejtësi. Në këtë projektrezolutë që do të marrë mbështetjen e të gjithëve. Kuvendi i Shqipërisë duket t’i kërkojë Gjykatës Kushtetutës që të vijojë kompetencat dhe anëtarët e rinj të ushtrojnë detyrën. Kuvendi i bën thirrje Presidenti të reflektojë dhe të kthehet në kompetencat e njohura nga kushtetutës dhe mos të ndërmarrë më asnjë veprim në kundërshtim të kushtetutës”- tha ai.