Ballafaqimi i Valdrin Pjetrit me prokurorinë

Prokuroria e Përgjithshme ka marrë gjurmët e gishtave të Valdrin Pjetrit. Shkak u bë zbulimi i dokumenteve nga PD-ja, ku Valdrin Pjetri rezultonte i dënuar në Itali për drogë.

Pjetri është paraqitur në zyrat e prokurorisë ditët e fundit, para se të jepte dorëheqjen për marrjen e postit të kreut të bashkisë së Shkodrës dhe ka kryer procedurën e regjistrimit të gjurmëve të gishtave që do të përdoren me qëllim hetimin e çështje së hapur ndaj tij në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur hetimet për këtë çështje në fillim të muajit gusht pas kallëzimit të Partisë Demokratike. Grupi hetimor i është drejtuar me kërkesë interpolit dhe Europolit në lidhje me precedentët penalë, ndalimet, arrestimet dhe dëbimin e Valdrin Pjetrit në shtetin italian në periudhën 2001-2002.

SHKARKO APP