Ballist Morina: Do jem në stadium, do t’i kthej Vuçiçit syzet që ia thyen

Ismail Morina, tifozi i njohur më së shumti me emrin Ballist Morina, autori i ngritjes së dronit me flamurin “Authoktonus” në Beograd ka pohuar së fundmi se është i vendosur që në 8 tetor të jetë në stadiumin “Elbasan Arena”.

Dhe duke treguar madje biletën e tij të personalizuar, ai shton se nuk ka asgjë të vërtetë për ndalimin e tij për të mos hyrë në stadium.

Morina bën gjithashtu apel që ndeshja të konsiderohet si futboll dhe të largohet presioni nga skuadra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje, ai ka zbuluar edhe një surprizë për kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nga Potoçari në Bosnjë më kanë ardhur këto syze dhe dua t’ia kthej atij”.

Gjatë vizitës në Bosnjë, kryeministri serb u godit me gurë nga turma ndërsa thuhet se aty humbi edhe syzet e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?