Ballist Morina mund të dënohet 15 vjet: Do doja të isha para një gjyqtari serb

 

Ismail Morina, i njohur si Ballisti Morina (personi që futi dronin në stadiumin e Beogradit rreth një vit më parë), do të qëndrojë në burg, ndërkohë që vijojnë hetimet.

Gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë ‘arrest me burg” në ngarkim të tij. Me heret, vete Morina kërkoi mirëkuptim nga gjyqtarët.

Para trupit gjykues, nderkohë që prokuroria kishte kerkuar “Arrest me burg” Morina theksoi se nuk kërkon mëshirë.

“Do doja të gjendesha para ndonjë gjyqtari serb e të mbroja interesin e vendit tim por tani jam para gjyqtarit shqiptar dhe duhet të mbroj veten. Unë nuk kërkoj mëshirë, dua mirëkuptim nga ju, nëse do kem vendim pozitiv do ta nderoj atë deri në fund. Unë kam një familje që nuk e shoh prej dy vitesh, kam dy fëmijë për të rritur”­ ka thënë ai. Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për tre djemtë e tjerë që u arrestuan bashkë me të.

Ndërkohë që avokati mbrojtës ka kërkuar një masë më të butë, duke kërkuar trajtimin si rast i veçante. Ai ka sqaruar se Morina nuk përbente rrezikshmeri dhe se armen e mbante prej frikes pas ndeshjes ne Beograd.

Morina ka qendruar dhomat e izolimit në Policinë e Tiranës, që nga nata e arrestimit. Ndaj tij rëndon akuza e ‘mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Për këtë akuzë ai rrezikon nga 7 deri në 15 vite burg.

Dy ditë më parë Ballist Morina u arrestua në Tiranë pasi u kap me një pistoletë Zastava në brez me 6 fishekë. Ndërsa në makinë atij u gjet edhe një armë tjetër, po pa leje.

“Gjate kontrollit te makines se tij ju gjet nje pistolete tjeter TT me 30 fisheke. Më daten 07­10­2015 efektivët e Komisariatit nr.1, ndaluan katër shtetas për armëmbajtje, filloi procedimi me katër autorë të arrestuar në flagrancë për veprat penale të: “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” nenei 278 i K.Penal ne ngarkim te shtetasit Ismail Morinaj, lindur ne Kukes dhe banues ne Tirane”,­ka thënë më parë Policia e Tiranës./Panorama Sport

SHKARKO APP