Ballisti në gjykatë, ia heqin bluzën e kuqe me shqiponjë

 

Ismail Morina ose “Ballisti”, i njohur tashmë si personi që ngriti dronin me banderolën “Shqipëri etnike” në stadiumin e Beogradit doli sot para togave të zeza.

Pasi është futur në kafazin e hekurt është kërkuar nga trupi gjykues të ndryshonte bluzën që mbante veshur.

Ai ka hequr bluzën e kuqe me Shqiponjë në krah dhe më pas është shfaqur sërish në sallën e gjyqi me një bluzë të zezë.

Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për “Ballistin”, ndërsa vetë Ismail Morina u shpreh se ndjente keqardhje për situatën e krijuar dhe se do të donte të ishte më mirë para një trupi gjykuese serb për të mbrojtur krenarinë shqiptare.

Morina deklaroi se do të respektojë vendimin e Gjykatës. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pritet vendimi i  Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë ndaj tij

Morina u arrestua një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, 7 tetor, 2015 pasi iu gjet një pistoletë në brez dhe një tjetër në makinën ku po udhëtonte së bashku dhe me 3 persona të tjerë.

Gjithashtu atij iu gjetën dhe 36 bileta false për ndeshjen në Elbasan Arena që u zhvillua mbrëmë.

SHKARKO APP