“Ballisti” rrëfen për herë të parë si ngriti flamurin në Beograd

 

Ismail Morina-Ballisti thotë se një italian ia dha idenë për ta ngritur dronin në Beograd.

Ballisti deklaroi se ideja mbi hedhjen e dronit në Beograd erdhi nga një italian.

“Ai më tha pse nuk përdorni një helikopter me një mesazh denigrues”, thotë Ballisti.

“Për dron vetëm kisha dëgjuar, atje në Afganistan, në ushtri”, shtoi tutje tifozi kuqezi.

Ismail Morina-Ballisti e kishte problem të zgjidhje mes kishës dhe policisë ushtarake.

Ismail Morina ka rrëfyer se ngritjen e dronit e bëri nga një kishë afër stadiumit të Partizanit.

Ai e mendoi ngritjen e dronit nga objekti i policisë ushtarake në Beograd, pasi nuk kishte shumë informata për të.

Ismail Morina-Ballisti theksoi se nuk dëshiroi t’i ofendonte serbët me dronin dhe flamurin e Shqipërisë së Madhe.

Ai theksoi se ideja e tij ishte të bënte një gjest elegant atje. “Unë doja të bëja diçka pa ofenduar popullin serb”, u shpreh Ballisti.

“E vendosa Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin pasi janë figurat më të mëdha të kombit shqiptar”, shtoi tutje tifozi kuqezi.

Tifozi i flaktë i Kombëtares shqiptare, Ismail Morina-Ballisti, sonte do të rrëfej për ngjarjen që qoi në këmbë gjithë shqiptarët vitin e kaluar.

Më 14 tetor ai ngriti mbi Beograd dronin e famshëm me flamurin e Shqipërisë së Madhe në sfidën Serbi-Shqipëri.

Kjo bëri që ndeshja të ndërprehej, teksa ditë më parë fitorja iu dha Shqipërisë.

Në Digitalb T para Dritan Shakohoxhës, Ismail Morina sonte rrëfen ngjarjen që ngriti në këmbë gjithë shqiptarinë.

SHKARKO APP